Ramush Haradinaj

Haradinaj: Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj tha se janë në përpjekje që seanca e ardhshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët të mbahet në fund të kësaj jave ose javën tjetër e që sipas tij të mos e ketë epilogun e seancës së kaluar. Gjithashtu ai tha se janë duke punuar për një qeveri gjithëpërfshirëse. “Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk jap saktësi me kënd jemi për marrëveshje por për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë”, tha Haradinaj. Sipas tij konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Sipas tij koha është e vlefshme dhe koha që humbet është zor të fitohet. “Na presin shumë pune. Çdo gjë s’do te shkojë lehtë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në vend. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm temë e PAN it. S’më vjen mirë që po vonohemi më shumë”, tha Haradinaj. Kandidati për kryeministër ka prezantuar katër kandidatët për kryetar të komunave, në Lipjan, Kamenicë, Kaçanik dhe Viti. Ata janë Fitim Selimi, Faton Jakupi, Hajrush Kurtaj dhe Faruk Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …