leoni

Zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë akuzuar Vetëvendosjen për rrahjen e bashkëshortes së ministrit, Blerand Stavileci

Zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë akuzuar Vetëvendosjen për rrahjen e bashkëshortes së ministrit, Blerand Stavileci

Zyrtarë të lartë të PDK-së, nënkryetari, Uran Ismajli dhe deputetja Blerta Deliu, në një konferencë për media kanë akuzuar Vetëvendosjen për rrahjen e bashkëshortes së Ministrit, Blerand Stavileci. Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me sulmin fizik që i është bërë bashkëshortes së ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.  Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar se ndihet i tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm. Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet.

Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin kundër Vitore Stavilecit . Ai ka Shprehur  keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci. Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë:, ka shkruar Thaçi.

Lidhur me sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të PDK-së, Blerand Stavilecit, ka reaguar edhe Shqipe Pantina nga Vetëvendosje. Ajo ka bërë thirrje te organet e rendit, që të ndalen me ‘togelfjalëshin’ hetimet vazhdojnë dhe të zënë ata që kanë quar dorën mbi Vitore Stavileci, gruan e ministrit Stavileci. “Cilat do qofshin arsyet dhe motivet eshte e turpshme dhe e papranueshme te ngritet dore mbi nje grua! Organet e rendit mjaft me me togëfjalshin “hetimet vazhdojne”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …