leoni

PAN në fillim të shtatorit do të konstituohet Kuvendi dhe do të votohet Qeveria e re

PAN në fillim të shtatorit do të konstituohet Kuvendi dhe do të votohet Qeveria e re

Xhavit Haliti, zyrtar i lartë i PDK-së, ka deklaruar për gazetën se seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet në fillim të shtatorit, me ç’rast do të konstituohet Kuvendi dhe do të votohet Qeveria e re.  Seanca konstituive, e nisur qysh më 3 gusht, pritet të vazhdojë në pjesën e parë të muajit të ardhshëm (shtator). Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma, të cilët kanë bërë të ditur se në javën e parë të këtij muaji mund të votohet edhe Qeveria. Por pavarësisht se Kadri Veseli, i nominuari i PAN-it për kryeparlamentar, nuk gëzon përkrahjen e dy blloqeve, “Vetëvendosjes” e LAA-së, zyrtarë të PAN-it kanë thënë se Veseli do të vazhdojë të jetë i nominuari i vetëm për pozitën e kryekuvendarit nga ky koalicion, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Ndërkohë, përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe të LAA-së vazhdojnë të zotohen se nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë Veselin. Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thënë se vazhdimin e seancës (për herë të shtatë) do ta thërrasë atëherë kur PAN-i të deklarohet i gatshëm për një gjë të tillë. Ndryshe, sipas tij, nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancë nuk ka pse të thirret fare ajo, meqë e drejta ekskluzive për postin e kryeparlamentarit i takon koalicionit fitues.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …