Bisedimet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi për të qeverisur me vendin janë veçse humbje kohe, ka thënë ish-kryeparlamentari dhe akademiku Nexhat Daci. Ai madje thotë se e gjithë kjo është duke u bërë për çështje personale të liderëve të këtyre partive. “Unë mendoj që në asnjë mënyrë LDK-ja nuk ka teori që mundet me qeverisë vendin me Vetëvendosjen. Lideri i LDK-së është kërcënuar me jetë dhe kjo nuk mund të mohohet, nuk them unë a e ka merituar apo nuk e ka merituar se nuk është çështja e një akademiku ose kryeparlamentari”, ka thënë Daci për Ekonomia Online. “Por koncepti i zhvillimit të LDK-së dhe Vetëvendosjes asnjë pikë tangjenti nuk e kanë dhe në veçanti jo kjo e sotme. Prandaj vetëm humbet kohë, dhe mjerisht janë vetëm çështje ekskluzivisht personale të liderëve të këtyre partive”, ka shtuar ai Daci. Të hënën gjatë ditës kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka thënë se me Vetëvendosjen janë intensifikuar bisedimet, ndonëse thotë se nuk kanë biseduar për temat e mëdha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …