Kryetari Ilazi priti në takim triumfueset e Klubit të Mundjes “Kaçaniku”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij, përfaqësueset triumfuese nga Klubi i Mundjes “Kaçaniku”. Kryetari Ilazi përgëzoi sportistet e reja për suksesin e arritur, duke shtuar se ato janë ambasadoret më të mira të qytetit të Kaçanikut nëpër botë. Kryetari Ilazi u premtoi mbështetje dhe angazhim edhe në të ardhmen, duke ngritur kështu suksesin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Në takim ishin prezent përfaqësuesit e klubit, Nënkryetari Sjellmir Dashi, Trajneri Ferat Ramadani si dhe anëtari i kryesisë Burim Krasniqi, të cilët njoftuan se Klubi i Mundjes “Kaçaniku” ka përfaqësuar Kosovën në turnirin Ndërkombëtarë në Bullgari ku nuk munguan edhe sukseset. Në këtë turnir Diellza Gashi dhe Njomza Krasniqi morën vendet e para, Venera Asllani dhe Romesa Krasniqi morën vendet e dyta, ndërsa Elvira Krasniqi zuri vendin e tretë. Përfaqësuesit e KM “Kaçaniku” kërkuan më shumë përkrahje në zhvillimin e aktiviteteve. Fitueset e turnirit ndërkombëtar i përshëndeti dhe uroi për suksesin e tyre edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili shtoi se është duke u punuar vazhdimisht në krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët, fillimisht duke investuar në rregullimin e infrastrukturës sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …