leoni

Filloj asfaltimi i rrugës në lagjen Qestaj, pjesa e Epërme

Juniku po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore në shumë lagje, ndër to është edhe asfaltimi i rrugës në lagjen Qestaj, pjesa e Epërme. Banorët e kësaj lagje kanë falënderuar komunën e Junikut, e në veçanti kryetarin Agron Kuçi, për investimet që po bëhen në lagjen e tyre, ata u shprehen të jenë të kënaqur me punimet që po bëhen nga kompania fituese dhe e falënderuan për bashkëpunimin. Për ti pa nga afër punimet që po zhvillohen në këtë lagje kishte dal edhe kryetari i Junikut Agron Kuçi, i cili i uroj banoret për rrugën e re e cila rrugë do të ju mundësoj lëvizjen më të lirë dhe qasjen më të lehtë me rrugët tjera nacionale. kjo po bëhet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në tërë territorin e komunës së Junikut, me qëllim që të ju lehtësohet sa më shume lëvizja e qytetarëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …