leoni

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot vendimin për shpronësim të pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot vendimin për shpronësim të pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e sajë ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në Hade dhe Shipitullë. Ministri i Mjedisit Ferat Shala tha se në këtë vendim nuk kanë hyre gjashtë prona të pronarëve që kanë hyrë në procesin e zhvendosjes. Sipas Shalës nga gjithsej 17 prona në këtë vendim përfundimtar hyjnë vetëm 11 prona për miratim. Kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se kjo ka të bëjë me tejkalimin e krizës e cila ka qenë e paralajmëruar. Sipas Mustafës me këtë sigurohen kushtet që KEK të hyjë në pronësi dhe të zhvillohet veprimtaria e rregullt e korporatës në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …