Kandidati për kryeministër nga koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule tek Përmendorja dedikuar personave të zhdukur. Haradinaj tha se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet pa epilog dhe të jetë brengë vetëm e familjarëve, ndërsa është shprehur se edhe zvarritja e themelimit të institucioneve të vendit po lë mangu edhe këtë temë, ashtu sikur temat e tjera. Ai ka theksuar se do të përpiqet të ndihmojë për çështjen e të zhdukurve, duke e shtyrë përpara deri në zbardhjen e rasteve të të pagjeturve.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …