KPF në Deçan ka mbajtur debat më këshillat e fshatrave

Debati publik më këshillat e fshatrave i thirrur nga  Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i komunës së Deçanit, është udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale Jashar Dobraj. Në këtë  takim pos e pranishme ishte edhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Syzana Mustafaj. Drejtoresha Mustafaj tha se edhe gjatë vitit 2018 Komuna do ta zhvillojë dhe shtyjë procesin e rigjenerimit të infrastrukturës dhe ekonomisë lokale. “Do të ketë investime në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, në infrastrukturë por edhe investime në zhvillimin ekonomik, duke subvencionuar sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë”, tha Mustafaj. Më ketë raste Drejtoresha  Mustafaj bëri të ditur se buxheti total për komunën e Deçanit për vitin 2018 është 8 milion 332 mijë e 420 €. Ky buxhet do të ndahet për të gjitha kategoritë duke përfshi edhe projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçani. Nga ky buxhet në total mallra dhe shërbime janë 935,535 €, shpenzime komunali 106,130€, subvencione dhe transfere 66,178€, shpenzime kapitale 2,085,844€ grandi në arsim është 2,646.834€ dhe grandi në shëndetësi 1,090,247€. Përfaqësuesit e fshatrave  që ishin të pranishëm, në bazë të prioriteteve për investime në mjediset ku jetojnë, kanë paraqitur kërkesa konkretet për realizmin e projekteve të ndryshme në mënyrë të shkruar. Shumica e kërkesave të qytetarëve për investime kapitale kishin të bënin me asfaltimin e rrugëve të lagjeve, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe trotuareve, kanalet e ujitjes, ujin e pijes etj. Drejtorët e drejtorive pasi dëgjuan kërkesat dhe nevojat e qytetarëve  informuan qytetarët për mundësinë e realizmit të projekteve. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Syzana Mustafaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit e fshatrave që të jenë më aktivë në sensibilizimin e qytetarëve në kryerjen e obligimeve administrative ndaj Komunës, në mënyrë që të rritet shkalla e arkëtimit të mjeteve nga të hyrat vetanake, me çka edhe shtohet mundësia e investimeve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …