Kryetari Ilazi merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të dy dëshmorëve në Han të Elezit

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të dëshmove të kombit Izet Bushi dhe Ramadan Shyti të rënë në periudha te ndryshme kohore.

Përfaqësues të institucioneve, shoqata të dala nga lufta, familjarë të familjeve të dëshmorëve dhe shumë qytetarë me respektin më të lartë u përkulën para Lapidarit, simbol i sakrificës së dëshmorëve, pikërisht në ditën e dëshmorëve të Hanit të Elezit.

Këtij simboli të dëshmorëve të luftës dhe sakrificës së trevës të Hanit të Elezit ju shtuan edhe dy dëshmorë, Ramadan Shiti dhe Izet Bushi.

Me ceremonitë më të larta ushtarake trupat e dëshmorëve u përcollën nga pjesëtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …