Ismet Azizi, me rastin e Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Sanxhak dhe qytetarët e besimit islam

Ismet Azizi, me rastin e Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Sanxhak dhe qytetarët e besimit islam

Kryetari OJQ-së, “Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Sanxhak dhe qytetarët e besimit islam. Në mesazhin e urimit thuhet:

“I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Sanxhak, myfti  Dr.Prof. Mevlud ef. Dudiq,

Të nderuar qytetarë të Sanxhakut,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të kryesisë dhe anëtarësisë, t’iu uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni.

Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të OJQ “ Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …