Skënder Krasniqi: Rritje ekonomike që e kemi në vendin tonë është më e vogël se një rritje prej 0.1 përqind

Oda e Afarizmit të Kosovës prezantoi shqetësimet e biznesit të KEDS-it

Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i bordit, z. Skender Krasniqi, nënkryetari, z. Arsim Selmonmusaj, sekretari, z. Diamant Elshani, si dhe anëtari i bordit, z. Hamdi Malushaj me bashkëpunëtor,  vizituan kompaninë KEDS, me ç’rast u pritën nga drejtoret z.Gerge Karagutoff dhe z. Alper Erbas me bashkëpunëtor.

Delegacioni i OAK-ut i njoftoi zyrtarët e KEDS-it për shqetësimet që po i ka biznesi me energji elektrike, duke përmendur: mungesen e rregullt të energjisë elektrike, ndërprerjet e shpeshta, mos investimet nga ana e KEDS-it,  në zonat ku afaron biznesi,  si dhe imponimi që investimet e bëra nga biznesi të bartën në pronësi të KEDS-it.

Gjatë takimit përfaqësuesit OAK-ut,  përmendën edhe raportin e Bankës Botërore, që vendin tonë e rangon të 124 për kyçje në energji elektrike.

Përfaqësuesit OAK-ut, shprehën shqetësimet për investitorë që janë duke investuar dhjetëra miliona euro dhe po kanë probleme në kyçje në energji elektrik në kategorinë “A plus”, duke përmendur edhe raste specifike.

Andaj, lidhur me këtë përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, u bëjnë thirrje Institucioneve qëndrore dhe lokale, si dhe KEDS-it,  për një bashkëpunim më të afërt ndërmjet tyre, me qëllim të zgjidhjës së problemeve që kanë bizneset.

Nga ana tjetër, zyrtarët e KEDS-it,  shprehën gatishmëri që të ndertojnë një frymë të re të bashkëpunimit, në mënyrë që do t’i jap zgjidhje të shpejt problemeve të natyrave të ndryshme që shkon në interes të bizneseve.

Të dyjat palët u pajtuan që çdo shqetëtësim i bizneseve të evidentohet dhe t’u dergohet në KEDS. Në këtë takim përfaqësuesit e OAK dhe KEDS, u dakorduan që të organizojnë  takime informuese lidhur me “Draft metodologjinë për kyçje në rrjet energjetik”, si dokumentme me interes për konsumatorët dhe vet KEDS-in.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …