Shtëpia Rezidenciale për persona me nevoja të veçanta në Deçan ka përfituar një donacion nga CIMIC-Italian

Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR (Kosovo Force) kanë përfunduar një projekt të CIMIC-it për të ndihmuar Shtëpinë Rezidenciale për persona më nevoja të veçanta në Deçan. Për ti siguruar këto fonde ishte organizuar një aktivitet më 12 Gusht i quajtur “Charity Pizza” në Camp Film City në bashkëpunim me Elementin Kombëtar të Mbështetjes. Drejtoresha e kësaj Shtëpie, Hane Lekaj Berisha kohë më parë i ishte drejtuar stafit italiane e CIMIC-it dhe zyrës ndërlidhëse të  Ekipit Monitorues LMT-së më anë të një kërkese për ndihmë në gjëra të nevojshme për këtë qendër. Në saje të bashkëpunimit dhe bujarinë të personelit të KFOR-it ishte e mundur për të dhuruar pajisje mjekësore të tilla si karrige me rrota dhe anti-plagë nga të ndenjurit e gjatë në shtrat (dyshekë), pajisje, karrige, batanije, tavolina, makinë për larje të rrobave etj. Më këtë rast drejtoresha Hane Lekaj Berisha shprehu mirënjohjen e sajë  ndaj KFOR-it për gjest solidariteti, duke dhuruar këtë donacion. Për dorëzimin e këtij donacioni i pranishëm ishte edhe Colonel Francesco Randacio, përfaqësues të LMT-së, drejtori i Administratës Komunale të Deçanit Bashkim Ramosaj, drejtori i shërbimeve publike Izet Zenuni, drejtoresha për buxhet dhe Financa Syzan Mustafaj dhe zyrtar të tjerë.

Ndryshe ky projekt i CIMIC-it është pjesë e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash të promovuar nga KFOR-it në favor të popullatës lokale te të gjitha etnive dhe kulturave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …