Uzina kimike “Arkema” në Crosby të Teksasit mund të shpërthej ose të kaplohet nga zjarri në gjashtë ditët e ardhshme

Uzina kimike “Arkema” në Crosby të Teksasit rrezikon të shpërthej ose të kaplohet nga zjarri gjashtë ditëve në vijim

Hapësirën kimike “Arkema” në Crosby të Teksasit e kërcënon shpërthimi ose zjarri në gjashtë ditët e ardhshme për shkak të vërshimeve katastrofike. Drejtori Richard Rou, ka thënë se nuk ekziston mënyrë që të parandalohet shpërthimi ose zjarri për shkak të sasisë së madhe të ujit. Sistemi i ftohjes, që prodhon peroksidin organik për industrinë e plastikës dhe gomës ka rënë për shkak të vërshimeve katastrofike që kanë pasuar me arritjen në Teksas të uraganit “Harvy”, transmeton lajmi.net. Të gjithë banorët në perimetër prej dy kilometrash e gjysmë nga “Arkema” janë evakuuar të martën, kanë njoftuar zyrtarët lokalë. Fabrika ka mbetur e vërshuar dhe pa rrymë që nga e diela, ka njoftuar kompania. “Situata në Crosby është bërë shumë serioze. Nuk ka kërcënim momental, por ekziston rreziku nga reagimi kimik që do të nxis zjarr ose shpërthim”, thuhet më tutje. “Arkema” ka njoftuar se dje janë evakuuar numër i vogël i punëtorëve të mbetur. Kjo fabrikë gjendet rreth 32 kilometra në verilindje nga Houstoni, raporton CBS News.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …