Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), i kryesuar nga kryetari i bordit, z. Skender Krasniqi, nënkryetari, z. Arsim Selmonmusaj, sekretari, z. Diamant Elshani, si dhe anëtari i bordit, z. Hamdi Malushaj me bashkëpunëtor, vizituan Ministrinë e Infrastrukturës, me ç’rast u pritën nga ministri z.Hanefi Muharremi dhe këshilltari i parë i ministrit z. Mustafë Krasniqi. Delegacioni i OAK-ut e njoftoi Ministrin z.Muharremi për shqetësimet që po i ka biznesi me Infrastrukturën, sidomos: mungesen e infrastrukturës rrugore, kanalizimet, ujë, energjia elektrike, interneti dhe shumë sherbime tjera që janë në dobi të biznesit.
Gjatë takimit përfaqësuesit OAK-ut shfaqën edhe problemin që i ka shoqata e transportuesve të Kosovës që të jetë pjesë e “asociacionit ndërkombetarë të trasportit” çka do ta lehtësonte shumë qarkullimin e mallërave dhe trasportuesin do ta bëntë me konkurues në tregun ndërkombëtar. Përfaqësuesit OAK-ut, shprehën shqetësimet për investitorë që janë duke investuar dhjetëra miliona euro dhe po kanë probleme në Infrastrukturë
Andaj, lidhur me këtë përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, u bëjnë thirrje Institucioneve qëndrore dhe lokale, si dhe institucioneve tjera, për një bashkëpunim më të afërt ndërmjet tyre, me qëllim të zgjidhjës së problemeve që kanë bizneset.
Nga ana tjetër, ministri Muharremi, shprehu gatishmëri që të ndertojnë një frymë të re të bashkëpunimit, në mënyrë që do t’i jap zgjidhje të shpejt problemeve të natyrave të ndryshme që shkon në interes të bizneseve.