Ismet Azizi

Ismet Azizi: Marshimit në Haxhet të Pazarit të Ri i bashkohet edhe delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës

Nga data 28. 11. 1944 deri më  21. 1. 1945 pushteti serbo-komunist likuidoi  mbi 2.000 qytetarë të respektuar të  Pazarit të Ri, Senicës dhe Tutinit, të cilët i varrosën në  Vakëfin “Mearif”  në Haxhet, aktualisht  lagje e  Pazarit të Ri (Novi Pazar).

Për ta mbrojtur vakëfin dhe vendin e viktimizimit të paraardhësit e tyre, sanxhaklinjtë  të udhëhequr nga kreu i bashkësisë islame, më 4 shtator 2010 u përleshën me pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe.

Kjo është arsyeja pse kjo datë u shpall  ditë e kujtimit dhe lutjeve për viktimat e pafajshme në Haxhet të qytetarëve më të respektuar të Sanxhakut lindor.

Bashkësia Islame në Serbi dhe Bashkësia Kulturore Boshnjake  organizon tradicionalisht marshimin në Haxhet dhe një lutje për të rënët.

Marshimi zakonisht fillon nga Sheshi  Gazi Isa beut(themeluesit të qytetit)  në  Pazarit të Ri deri te  Vakufi  Mearif në Haxhet, që kësaj radhe  i bie të jetë ditë  e hëne  më 4 shtator 2017. Tubimi do të fillojë në Sheshin pas namazit të mesditës në orën 13:30.

Organizatorët  ftojnë familjarët, që edhe me këtë 4 shtator së bashku të marshojmë rrugëve  të  Pazarit deri tek vendi i ekzekutimit në Haxhet  të paraardhësve tanë, dhe së bashku me udhëheqësit fetarë të lexojmë lutje për dëshmorët.

Të përkujtojmë se pas depërtimit të forcave partizane-jugosllave në këto treva, prijësi kryesor i kësaj treve Aqif Efendi Blyta iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e dërguan në Pazarin e Ri dhe mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacin u pushkatuan në Haxhet (pra në lagjen e sotme të Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për veprën dhe heroizmin e Aqif  Blytës dhe bashkëpunëtorëve të tij,  mandej vullnetarëve shqiptarë nga Kosova në krye me  Shaban Polluzhën, Mulla Zekë Bërdynën , Sak Fazlinë  etj., do të merr pjesë këtë manifestim përkujtimor, për herë të parë edhe delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe si zakonisht delegacioni i organizatës “ Kosova për Sanxhaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …