Nënkryetari Mazreku takoi reprezentuesin e Kosovës në futboll Lirim Kastrati

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi Hajdin Berisha, kanë vizituar reprezentuesin e Kosovës në futboll, Lirim Kastratin, i cili është pjesë e ekipit të Romës dhe është i vetmi futbollist nga Malisheva, i cili është i angazhuar ne ekipin e parë të reprezentacionit të Kosovës në futboll.

Me këtë rast, nënkryetari Mazreku, i ka uruar suksese futbollistit Kastrati, si në reprezentacionin e Kosovës, ashtu edhe në angazhimin e tij tek Roma. Kjo vizitë ishte bërë gjatë ushtrimeve të ekipit të Kosovës në futboll, para ndeshjes kualifikuese me Kroacinë.

Lirim Kastrati, është i angazhuar në ekipin e të rinjve të Romës në Itali dhe disa herë ka qenë edhe në ekipin e parë, edhe pse është në moshë të re. Kastrati është njëri prej futbollistëve më me perspektivë, në mesin e shumë futbollistëve nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të angazhuar si në ekipet vendore, ashtu edhe në ato evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …