Bashkësia Islame e Kosovës njofton se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023

Besimtarët e besimit islam sot me faljen e namazit të Kurban Bajramit, filluan festën treditore

Besimtarët e besimit islam sot me faljen e namazit filluan festën triditore të  Kurban Bajramit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, një dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë. Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste e ka mbajtur Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë. Faljes së Namazit të Kurban-Bajramit i priu, Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, i cili tha se sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët, Ai tha se janë 1100 haxhi nga Kosova që sot përfundojnë haxhin në Mekë. Ndërsa, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, duke dhënë mesazhin e Kurban-Bajramit, tha se në këtë ditë të rëndësishme të mos mungojë solidariteti në mes nesh. Edhe në Tiranë në Sheshin Skënderbeu, mijëra besimtarë islamë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në Shesh. Kryetari i myslimanëve të Shqipërosë, Skënder Bruçaj, në mesazhin e tij bëri thirrje për më shumë solidaritet, dashuri dhe  paqe mes njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …