Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar rastin e ekzekutimit të gjyqtares ,Fildes Hafizi nga ish- bashkëshorti i saj. Përmes një postimi zyrtar,

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako kërkon Task-Forcë në çdo qark për hetim dhe sekuestrim të pasurive kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me drejtorët e policisë në qarqe për ngritjen e një Task-Force në çdo qark për hetim dhe sekuestro të pasurive kriminale. Në këtë takim ai kërkoi angazhim maksimal për luftën ndaj paligjshmërisë dhe dhunës në familje. Në këtë fazë, sipas Çakos, detyra kryesore e policisë është hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme, ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime  të ndryshme në shoqëri  biznesi, etj. “Për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …