Dega e PDK-së në Fushë Kosovë, pasi ka pëublikura lajmin për sulmin kundër Shkodran Sogojevës hedh dyshime se ky sulm tinëzar është bërë nga “kriminelët e Vetëvendosjes”, sepse, sipas tyre, vetëm ata bëjnë sulme qyqare prapa shpinës. Kandidati për asamblist i PDK-së në Fushë Kosovë, Shkodran Sogojeva, para se të sulmohej fizikisht, sipas degës së PDK-së në Fushë Kosovë, i ka refuzuar kërkesat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe të kandidatit për kryetar të kësaj partie në Fushë Kosovë, për tu takuar me ta. Duke ditur se kërkesat e tyre ndërlidhen më angazhimin politik në fshatin e tij, Sogojeva i ka refuzuar ato me arsyetimin se nuk ka pse të takohet me ta, meqë dëshiron të kontribuojë për banorët e Fushë Kosovës vetëm përmes PDK-së.
PDK-ja e Fushë Kosovës thotë se Sogojeva gëzon respekt të madh në fshatin e tij dhe sulmi ndërlidhet me përpjekjet e Vetëvendosjes për ta frikësuar atë, që të mos bëjë fushatë atje, duke u ndjerë të rrezikuar politikisht prej tij. Pas refuzimit për tu takuar, parmbrëmë rreth orës 23:00, Sogojeva është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugën “Hysni Xhakolli” në Fushë Kosovë, Dega e PDK-së në Fushë Kosovë u bënë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin dhe autorët e këtij sulmi qyqar t’i nxjerrin para drejtësisë.