Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryekuvendarin dhe të krijojnë qeverinë sa më parë që të jetë e mundur. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …