Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka po merr pjesë në ngjarjen më të madhe në fushën e zgjedhjeve, e organizuar nga Asociacioni i Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) dhe që po mbahet në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Në Konferencën Vjetore të këtij Asociacioni po marrin pjesë qindra zyrtarë zgjedhorë nga më shumë se 60 institucione që janë të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve në shtete të ndryshme të botës, për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat në fusha të shumta që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Temë kryesore e kësaj ngjarjeje është: Përdorimi i teknologjisë në rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …