Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka kërkuar nga partitë parlamentare të Kosovës të formojnë institucionet. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Partitë pjesëmarrëse në Kuvend duhet të angazhohen për t’i krijuar institucionet e reja, Kuvendin dhe Qeverinë e re. Mos krijimi i institucioneve për më shumë se dy muaj është duke e dëmtuar sidomos diplomatikisht Kosovën, ka shkruar zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.
