Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës të ndajë së paku 100.000 dollarëve për të përmbyturit në Houston

Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës të ndajë së paku 100.000 dollarëve për të përmbyturit në Houston

Kryetari, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ndajë 100 mijë dollarë ndihmë për familjet amerikane që u goditën nga përmbytjet në Houston. Thaçi, përmes një postimi në “Facebook”,  ka thënë se shqiptarët janë solidarë dhe se nuk harrojnë ndihmë që populli amerikan e ka bërë për Kosovën.

Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë. Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar. Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë. Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”, ka shkruar Thaçi.

 

Lajme ora 8. 4. 9. 2017

Mbrëmë vonë RTK-ja kishte bërë të ditur se ishte  arritur një marrëveshje mes koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Aleancës Kosova e Re për krijimin e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë, pas publikimit të lajmit në Radio Televizionin e Kosovës lidhur me arritjen e marrëveshjes së koalicionin PAN me AKR-në, thuhet se këtë lajm për portalin zeri.info e ka përgënjeshtruar vetë kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. “Nuk ka marrëveshje. Unë sapo u ktheva nga Zvicra”, ka thënë Pacolli. Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-NISMA  kanë thënë se brenda javës që vjen do të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur në përkrahjen e AKR-së.

Edhe kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK- NISMA,  Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi i publikuar nga televizioni publik për arritjen e marrëveshjes në mes AKR-së dhe PAN-it është spekulim. Është spekulim,  është përgjigjur shkurt kryetari i AAK-së për Kosovapress. Pak më herët, edhe agim Bahtiri nga AKR ka thënë, se ky lajm nuk është i vërtetë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se fundi i kësaj jave do të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Lekaj për televizionin publik ka folur për mundësin[ nënshkrimit të një marrëveshje zyrtare ndërmjet koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR-së, për detajet e së cilës ka thënë se është i autorizuar të flasë vetëm i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, i cili është i përfshirë në këtë proces. Lekaj thotë se “koha e humbur do të kompensohet me punë intensive” të siç, tha ai, “kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinaj”.

Sot në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në shkolla fillore dhe të mesme fillon Viti i Ri Shkollore. Me rastin e kësaj dite kryetari  Hashim Thaçi, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se shpreson që edhe këtë vit të shënohen arritje në arsim që Kosova të krenohet me këto të arritura. Për shumë nxënës, sot fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës. Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot. Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë, kas saktësuar Thaçi.

Kryeministri, në detyrë  Isa Mustafa ka reaguar kundër mënyrës si e ka parashtruar kërkesën  kryetari, Hashim Thaçi për t’i ndarë 100 mijë dollarë ndihmë për të zhvendosurit nga stuhia në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thaçi këtë kërkesë e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërsa kjo  ka penguar Mustafën,  cili përmes një postimi ka thënë se e ka vlerësuar të nevojshme që të ndahen 100 mijë dollarë, por ka theksuar se kryetari për këto çështje nuk duhet të komunikojë me Qeverinë përmes shkrimeve në rrjetet sociale, por me akte zyrtare.

Partia e Vojvodinës  ka caktuar Marshin e 300 flamujve të Vojvodinës në Novi Sad. Në këtë  marsh do të kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë. Kryetari  i Partisë vojvodinase Aleksandar Oxhiq ka thënë se nuk e ka aspak problem që Beogradi e etiketon separatist. “Politika jonë është e qartë: Jo shkëputje t të Vojvodinës, por federalizim të Serbisë. E duam Vojovidnën Republikë, me të gjitha atributet, legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive”, ka thënë ai. Ithtarët e Partisë vojvodinase më 5 tetor do ta prezantojnë flamurin e vet kaltër –verdhë-gjelbër si simbol të Vojvodinës së pavarur. Ata do t’i ftojnë qytetarët që vetë, në referendum, të vendosin se në ç’shtet duan të jetojnë.

Myslimanët e Arakanit po vazhdojnë të përballen me vrasjen dhe përndjekjen nga ushtria dhe murgjit budist. Vetëm brenda disa ditëve, numri i myslimanëve të vrarë dhe masakruar ka arritur në mijëra ndërsa numri i të shpërngulurve ka arritur në 60 mijë. Forca të shumta ushtarake kanë ndërmarr një fushatë të ashpër kundër myslimanëve ku përveç vrasjes së tyre po shkatërrojnë dhe djegin shtëpitë e tyre. Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra mysliman të ikin nga vendbanimet e tyre dhe t’ia mësyjnë kufirit me Bangladeshin. Për shkak të mbylljes së kufirit nga autoritetet bangladeshe, mijëra myslimanët rohingya kanë mbetur nën qiellin e hapur dhe po përballen me kushte të vështira për jetë.

Kryetari amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se një politikë e pajtimit ndaj Koresë së Veriut nuk do të funksiononte, pas njoftimit të një testi të ri bërthamor nga regjimi i Phenianit. “Koreja e Veriut zhvilloi një test bërthamor të përmasave më të mëdha. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në”, shkroi Donald Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter. Në një sërë mesazhesh në rrjetin social Twitter, kryetari amerikan, Donald Trump shprehu gjithashtu reagimin e parë amerikan për njoftimin, nga regjimi i Phenianit, se Koreja e Veriut kishte kryer me sukses testimin e bombës me hidrogjen. Ai kërkon një vendosmëri ekstreme kundër Koresë së Veriut. Trump nënvizoi gjithashtu se Kina ka pasur, sipas tij, pak rezultate në përpjekjet për të bindur Phenianin të frenojë programet bërthamore dhe balistike. Testi i kryer sot nga Koreja e Veriut është prova e gjashtë bërthamore dhe më e fuqishme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …