Mustafa e kritikon kryetarin Thaçi: Me Qeverinë të komunikohet me akte zyrtare e jo me anë të rrjeteve sociale

Mustafa e kritikon kryetarin Thaçi: Me Qeverinë komunikohet me akte zyrtare e jo me anë të rrjeteve sociale

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kërkesës së kryetarit të vendit, Hashim Thaçi për t’i ndarë 100 mijë dollarë për t’i ndihmuar njerëzit e zhvendosur nga stuhia në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thaçi këtë kërkesë e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërsa kjo siç duket e ka penguar Mustafën. I cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij, në këtë rrjet social ka thënë se e ka vlerësuar të nevojshme që të ndahen 100 mijë dollarë, por ka theksuar se kryetari për këto çështje nuk duhet të komunikojë me Qeverinë përmes shkrimeve në rrjetet sociale, por me akte zyrtare.

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …