Nesër në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në shkolla fillore dhe të mesme fillon Viti i Ri Shkollore. Me rastin e kësaj dite kryetari Hashim Thaçi, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se shpreson që edhe këtë vit të shënohen arritje në arsim që Kosova të krenohet me këto të arritura. Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës. Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot. Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë, kas saktësuar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …