Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Lekaj për televizionin publik nuk ka përjashtuar mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare ndërmjet koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) dhe AKR-së, për detajet e së cilës ka thënë se është i autorizuar të flasë vetëm i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, i cili sipas tij është i përfshirë në këtë proces. Lekaj thotë se “koha e humbur do të kompensohet me punë intensive nga kryeministri i ardhshëm, Ramush Haradinaj”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …