Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse Vatikani do ta njohë Kosovën

Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse Vatikani do ta njohë Kosovën

Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales, “Nënë Tereza” në Prishtinë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse Vatikani do ta njohë Kosovën. Ai  ka thënë se ende nuk dihet ndonjë datë se kur Papa Françesku mund ta vizitojë Kosovën. Sipas tij, vizita e Papa Françeskut në Kosovë, është çështje protokolli. Simoni ka theksuar se ka qenë gëzim i madh për të kur ka kuptuar se Papa Françesku kishte zgjedhur atë për të vizituar Prishtinën e për të dërguar urimet e tij. “Gëzim i madh kur mora vesh nga i shenjti Papë që të vijë në Prishtinë për të dërguar urimet e tij. Lutemi që dashnia e t’madhit Zot të prek zemrat e të gjithëve”, është shprehur Simoni.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …