leoni

Një mandat qeverisës pa ethe hemorragjike “krime kongo” në Malishevë

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje në mesin e shumë raporteve të drejtorive, ishte edhe njoftimi i Drejtorisë për Shëndetësi, ku sipas drejtorit Hajdin Berisha, “janë ulur masat e gatishmërisë në raport me ethet hemorragjike krime kongo dhe po përmbyllet një mandat katërvjeçar pa raste të vdekjeve nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo”. “Është ulur niveli i gatishmërisë në QKMF dhe në emergjencë, në raport me Ethet Hemorragjike Krime Kongo, pasi sipas raporteve, rastet e thumbimeve nga rriqrat tani janë zero, dhe praktikisht jo një vit, por po e përfundojmë një mandat qeverisës  katërvjeçar, pa raste të vdekjeve nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo dhe po  përfundojmë një periudhë tri vjeçare pa raste të infektimit me virusin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Praktikisht, tash e tri vite, virusi vdekjeprurës i EHKK, nuk është prezent në territorin e Komunës së Malishevës, dhe kjo falë përkushtimit të të gjithë faktorëve dhe punës së palodhshme në luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo”, ka thënë në raportin e tij, drejtori Berisha. Përndryshe, gjatë raportimeve të drejtorive, u tha se  jemi në fazën përfundimtare të hartimit të projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2018, ndërsa në fushën e investimeve kapitale, u tha se shumica e projekteve kanë hyrë në fazën finale të realizimit të tyre, dhe për këtë  shumë prej tyre, kanë kërkuar edhe zhvillimin e procedurës së pranimeve teknike të punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës caktoi lokacionin për ndërtimin e palestrës së xhudos dhe bartjen e pronësisë së Komunës në emër të Republikës së Kosovës

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt …