Koalicionit mes Aleancës Kosova e Re dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA, do t’i bashkohen edhe Ukë Rugova dhe Dardan Gashi. Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me AKR-në. Veseli ka thënë se këtij koalicioni do t’i bashkohet edhe një listë, të cilën ai e ka quajtur “Lista Rugova”. Ndërsa AKR-ja Ai do t’i ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, Planifikimit Hapësinor, Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, ndërkaq pozitat e zv.ministriave do ti takojnë këtyre ministrive: zv. Ministër i jashtëm, zv. Ministër i brendshëm, zv. Ministër i ambientit dhe planifikimit, zv. Ministër i mirëqenies sociale, zv. Ministër i shëndetësisë, zv. Ministër i Kulturës dhe zv. Ministër i Arsimit. Në marrëveshjen e nënshkruar po ashtu thuhet edhe se AKR e ka përgjegjësi shkarimin apo emërimin e posteve që vijnë nga kjo parti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …