Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje me përfaqësuesit e koalicionit PAN. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Pacolli në deklarimin për medie ka thënë se kjo është një marrëveshje për dalje nga kriza. Kurse lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. Edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo marrëveshje i mundëson Kosovës një nisje përpara. Ndërkaq kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nga sot AKR-ja po i bashkohet vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …