Deputeti i Vetëvendosje, Xhelal Sveçla thotë se humbësit më të mëdhenj janë reformatorët potencialë brenda LDK-së dhe votuesit e tyre. Ai këtë deklaratë e bëri pas ftesës që udhëheqësit e LDK-së i kanë bërë Vetëvendosjes, që të bashkon për të formuar agjendën e tyre të përbashkët dhe intenzive. “Dulla tash kërkon takime intenzive me ne. Vonë Avdulla, vonë Isë. Tipike për LDK-në. Vonë edhe në tetorin e 97-tës, vonë edhe për luftën çlirimtare. Tash vonë edhe për çkapjen e shtetit nga PDK. Por proceset ecin edhe pa ju e përkundër jush. Koha e ka dëshmu. Humbësit më të mëdhenjë janë reformatorët potencial brenda LDK-së dhe votuesit e tyre. E ne na pret edhe më shumë punë e vendosmëri. Bashkë me popullin, për popullin”, ka shkruar Sveçla.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …