Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar kërkesat e avokatëve për mbrojtje të ligjshmërisë, të cilat ata ia kanë paraqitur lidhur me dënimet e eprorëve të UÇK-së. Gjykata vendosi që pas seancës së mbajtur më 19 korrik t’i refuzojë kërkesat e të dënuarve. Në maj të vitit 2015, Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte shpallur fajtor, Sylejman Selimin, ish-komandant i SHP të UÇK-së duke e dënuar atë 8 vjet burg, për gjoja keqtrajtim të të ndaluarve në fshatin Likoc, gjatë kohës së luftës së UÇK-së. Bashkë me Sylejman Selimin, u dënuan me nga 7 vjet burgim edhe Isni Thaçi, Jahir Demaku e Zeqir Demaku. Ndërsa, me nga 3 vjet ishin dënuar paraprakisht edhe: Nexhat Demaku, Agim Demaj, Selim Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj dhe Fadil Demaku.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …