Në 20 vjetorin e vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut tani e njohur si Shën Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales me emrin e saj, në Prishtinë

Në 20 vjetorin e vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut tani e njohur si Shën Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales me emrin e saj, në Prishtinë

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të shqiptares, Gonxhe Bojaxhiu tani e njohur si Shën Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales me emrin e saj, në Prishtinë. Shugurimi është bërë në prani të Kardinalit, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut. Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, e njohur edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit. Në ceremoninë e mbajtur sot  kanë marrë pjesë personalitete udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar veprën e Nënë Terezës dhe shenjtërimin e saj nga Papa Françesku.  Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …