Të frikësuar me gogolin e “terrorizmit islamik”, krerët e Kosovës, liderët politikë, por as imamët dhe Bashkësia Islame, me asnjë deklaratë deri tani nuk e kanë dënuar dhunën, gjenocidin dhe etnocidin që po e ushtron Qeveria e Mijanmarit kundër myslimanëve. Në Mijanmar po ndodh ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999, kur tërë bota demokratike kishte dënuar gjenocidin e regjimit serb të Milosheviqit kundër shqiptarëve. Tani kur do të duhej të ngrihej zëri i ndërgjegjës, duke dënuar dhunën barbare kundër qindra mijëra civilëve gra e fëmijë, që po dëbohen nga vendi i tyre dhe po i vrasin në mënyrën barbare, politikanë tanë me heshtjen e tyre aprovojnë gjenocidin kundër një popullate të pafajshme që kërkon ra ruajë identitetin e vet kombëtar e fetar.
