Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka folur për bashkimin e partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën. Ai thotë se mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar një shumicë parlamentare kanë ndikuar që AKR-ja t’i bashkohet koalicionit PAN. Matoshi ka deklaruar për “Epokën e re” se vendosja e interesit partiak para atij nacional nga këto dy subjekte politike e shtyri AKR-në të shikojë alternativa të tjera për zhbllokimin e formimit të institucioneve. Gjithashtu ai është shprehur i bindur se sektorët që do t’i qeverisë partia e tij do të jenë më të suksesshmit e qeverisë së re.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …