Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, profesor doktor, Muhamet Tërnava, historian, i burgosur politik i viteve 80, profesor i anatemuar në kohën e regjimit jugosllav. Prof. Dr. Muhamet Tërnava, me punën dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyejë tezat e akademikëve serbë rreth përkatësisë popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare. Vepra shkencore e Profesor Tërnavës “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” e botuar në Prishtinë në vitin 1996, mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Për shkak të argumenteve dhe mbrojtjes së tezave në ketë vepër, regjimi serb e burgosi e maltretoi dhe e dënoi me burg. Profesor Tërnava i takon gjeneratës së historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme. Ligjëroi historinë e Mesjetës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me dekada, derisa u burgos dhe u dënua për shkak të angazhimit në veprimtaritë patriotike. Për pasojë regjimi e largoi nga puna. Ndërkohë pati edhe probleme shëndetësore. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:20, në varrezat e fshatit Lismir të Fushë Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …