Fillojnë punimet edhe në rrugët “Mejdi Dalloshi” dhe “Selim Shehu” në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut në valën e investimeve kapitale, ka filluar implementimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut”, ku do të rregullohen dhe asfaltohen gjithsej 14 rrugë lokale, rruga “Selim Shehu”, rruga “Negjmush Elezi”, rruga “ Burim Rexha”, rruga “Rushit Luta”, rruga “Bajram Berisha”, rruga “Migjeni”, rruga “Ukë Meta”, rruga “Blerim Raka”, rruga “Mejdi Dalloshi” (segmenti 1 nga fillimi i rrugës deri te kryqëzimi me rrugën “Tefik Raka” si dhe segmenti 2 nga vendi tek “doket shehri’), rruga “Kjani Bela”, rruga “Asim Vokshi”, rruga “Veli Dema” si dhe rruga “Voskopoja”.

Në fillim të këtij projekti tashmë kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve në Kaçanik “Mejdi Dalloshi” si dhe “Selim Shehu”. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi vendpunishten, ndërsa tha se në kuadër të ritmit të investimeve kapitale në Kaçanik, nuk do të lihet anash as një fshat apo lagje e qytetit. Kryetari Ilazi shtoi se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten edhe më tutje prioritete të komunës së Kaçanikut, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në rregullimin e mirëqenies qytetare.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut” komuna ka ndarë 94 mijë euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës 50 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …