Akademia e Kosovës, po i mbush 50 vjet që është shndërruar në një bujtinë shterrpakësh. Akademia serbiane nuk kalon muaj pa e botuar ndonjë libër kundër Kosovës dhe Shiptarëve, kuptohet me falsifikime ordinere të motodave dhe fabrimimit të rrenave nga shekulli XIX. Por, “akademikët” e Kosovës janë të heshtur, sepse Isa Mustafa ua ka siguruar një buxhet solid për t` i kaluar pushimet edhe në pushimoret më prestigjioze të botës.
Këta vrojtues senilë i marrin nga 1500 euro në muaj, kuptohet ata që janë të rregullt, kurse ministri i Arsimit –Arsim Bajrami i PDK-së në saje të rezultateve të tij zuri vednin e fundit në PISA, por tani për tani është “akdemik” dhe merr afro 800 euro në muaj për suksesin e shkencës tij kushtetuese, e cila ia siguroi në një Marrëveshje me Beogradin 23 gabime kushtetuese, për të cillat në vendet e civilizuara shkohet edhe në pergjegjësi penale, sepse u lejua të “krijohet një Republik srpska” në Republikën e Kosovës. Madje, jo vetëm kaq. Kryetari i Akademisë nënshkoi se 8500 hektarë tokë Rugove(Kosove) janë të Malit Zi dhe “neve toka e huaj nuk na duhet”!!!Ja aku jemi, por të shkruash për këtë institucion duhet libër voluminoz dhe ai një ditë do të bëhet.
Ja disa argumente që ky institucion duhet të riformohet nga themeli sepse aty janë grmbulluar metritokratët e partive e jo të shkencës, sidomos të Albanologjisë përmes së cilës duhet të njihemi në botë.
Çka pret ky institucion prej Kuvendit Kosovës, kur të konstituohet?
Nëse ankohesh për ndonjë institucion që është themlues, kur Akademia hapur kërcnohet se nuk i përgjigjet aksujt, atëherë anarkia dhe megalomania nuk duan definicion. Thonë kështu sepse Kuvendi vitin e klauar i ka realizuar detyrat vetëm për 42% , por meditjet dhe pëprfitimet persoanle i ka realizuar për 112%. Këtu kemi akdemikë, ish sekretarë partie që vininë në Pleqësinë e Fakultetin Filozofik, me nga një bllok në duar si komesar dhe diktonin se ky mund të avansohet “e ai “KY”, nuk e kishte ansjë libër, ndërsa ai që kishte libra dhe nuk ishte me “rang” me nga tri e deri në dhejtë libra mbetej në thirrjen e mëparëme (Rasti i prof dr Murat Bejtës e shumë të tjerë profesor kulminativë)…
Po ai komisar marksist-leninist-sociolog, sot është pranuar në Akademi pa asnjë kriter shkencor, por me politikokraci të nëntokës LDK-PDK-LKJ, po se po. Madje ish drejtor që kanë sunduar “me stupc në krah’ , pa asnjë vepër e nivelit kombëtare –kulturor.
Nuk ndërtohet akademia me leksikone të përshkruara prej të tjerëve-Zagrebit, plot plagiaturë
Sa më shumë që rritet mundësia e infirmimit, bota duket më afër, ma në shuplakë të dorës. E pra ka ardhur koha që hajnave –plagiatorëve t` u thuhet e vërteta se narcizmi i ka ngritur mbi stratosferë, e nuk janë as për “zastojë mahalle”. Çdo respekt letersisë shqiptare, por ma tregoni një akademik që prezentohet me një kapital kombëtar, përjashtim bën Rexhep Qosja me 38 vllime libtrash si kapital kombëtar, ma tregoni një histiorian akademik të Kosvës, që ka një libërth me vlerë kombëtare. Ma tregoni një sociolog akademik që ka një vepër kapital kombëtare. Nuk ka! E po ku jemi? Si është e mundur që Ministria e Shkencës, Kulturës në konkurset e tyre së pari i refuzojnë botimet: Dosja DEMAÇI, Dosja Metush Kransiqi, Dosja Fazli Graiqevci. Pse po e rrejmë vetën nepër tubime përkujtimore kur disa ende i ruajnë librezat e kuqe. Refuzohen se pse u frigohen dosjeve tjera , ku mund të janë dorënxirë dhe ka të tillë. Hulumtoni në Arkivë, mos tregoni prrala të “mira”.
Ju që e konsideroni veten akademikë me tapi, ju që mbani kontra simpozium për Isa Boletinin me 7 pejsëmarrës dikur, doni që fjala shkencore që u tha nën patronatin e Kryetrait Kuvendit Kadri Veseli, “ishte dytësor”, sepse nuk merr pjesë “akademiku me një libër katundi”, që pretendonte ta mbajë fjalën kryesore”(!!!). Poshtë ka rënë katundi. Ore popull, ore lexues deri kur me kësi kabadahijësh, deri kur me nepotizmin e mykur arsitokrat, e nuk je as për rrogëtar katundi me dije, deri kur me klanin politik, klanor, krahinor dhe mafio-fajdexhi, që blejnë syza e ngjesin dhëmbë, madje edhe trasfromator me u nxe qeni në kolibë, me taksa të popullit. Ta dini akademikë, të prodhimit serik partiak (LKJ-LDK-PDK si fillim për të i mbulura pisllëqet), se ia keni nxënë Kosovës Diellin. Ta dini se soji i juej, Kosovën për çdo vit, po e zbrapës për nga një dekadë prapa. Shiqoni se çka po bëjnë akademitë tjera për vendin e tyre; shiqoni se çka po bëni ju për veti, duke sabotuar në çdo segment të jetës në Kosovë se jashtë saj nuk ju njeh askush, ama askush. Do t` i hapim letrat për secilin se kështu nuk shkon ma. Unë nuk ju konkuroi askund në akademi, por deri aty ku dëmtohet Kosova, nuk do t` iu durojë për asnjë çmim. Lufta është e hapur, sepse është kaluar çdo kriter. Në Akademi, kanë hyrë dhe po hyjnë, prap njerëzit me nga një libër, që nuk ka vlerë mesatare shekncore.
Tani dihet publikisht se pjesa dermuese e “akadmikëve” të Republikës Kosovës, janë “emitio per aversionem” (blerje ose shitje titujsh, me fajde, pa dituri). Në historinë e hollokaustit nazistët insitonin që emrin e çdo hebreji ta shënojnë me germë të vogël. E tillë është “elita” e paditurisë te ne, sepse: “Akademinë as Kuvendi dhe askush tjetër nuk e ka këtë të drjetë, as këtu dhe as në ndonjë akademi evropiane, (se këta janë Akademi evropiane!!!), të ndërhyjë për çka do qoftë në punën e Akademisë. Kuvendi i ASHAK-ut është e vetëmja instancë që merret me vlerësimin e punës së Akademisë”.
E kujt është pra kjo Akademi që nuk i përgjigjet askujt, e që duhet të shkurhet me germë të vogël. E kujt i përgjigjen këta superpoltronë të “ditur”, me këtë bindje sulltanësh dhe totalitarë ideologjikp, mbretëror dhe carist, me “kapela” sulltanësh, kralësh, despotësh, diktatorësh, të cilëve asnjë instancë shtetërore dhe shoqërore kombëtare , gjyqësore dhe ekzekutive nuk guxon për t` iu thënë se jeni në rrugë të ferrit. Këta bëjnë çka të duan, e pranojnë kën të duan dhe këtu mbaron dialogu i kërcnimit gebellsian.
Kryetari i tanishëm i ASHAK-ut vetëm pse u dekorova më 28 XI 1997, nga Akademia e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, organizuan në orkestër ta plagiatojnë librin tim “Debimni dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi” duke grabitur dokumentet kryesore dhe duke i botuar në emër të vet, Me botimin e tij deshi të më “shkelë mua, Akademinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.
Ja çka pushon ndër lëkurë të dikujt. Krejtë me qëllim që “ne dijmë më mirë”!!! të kopjojmë statisktika pa hy në arkiva kurrë, ama kurrë!!!. Mjerimi i i tyre dihet. Këta, për para sikurse Esat Pasha e Ceno Begu, do të bashkpunonin më parë me Akademinë serbiane se sa me atë Tiranës. Po cili është projekti i përbashkët që insiton ta kryej “Akademia” jonë. Nuk ka, sepse aludon ta mbajë “primatin” me pranime false sikurse ai i Oliver Shmitit, i cili pastaj del e shanë e pshtynë Gjergj Kastriotin-Skenderbeun. Po nuk është më keq se këta aty i kanë për mentor mortor të gjithë “politikanët kulminantë të ish Jugosllavis, e pastaj të Kosovës ndrydhur dhe të tramiuatizuar nga intrigat e këtyre. Po, cila është vepra shekncore e Isa Mustafës që u bë akdemikë, në ekonominë ma të varfur në Botë?
Po, edhe unë Hakif Bajrami jam nënshkrues i “Pamfletit” (2016), kundër kësaj akademie që dhunon diturinë, arsimin, shkencën , kulturën dh artin, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në të gjitha trojet shqiptare, sepse në botë tani numrohemi, si shteti i dytë shqiptar. Për këtë pozicion edhe duhet të përiqemi që të forcohet kombi nga çdo patriot. Dhe të numërohet kjo akademi kah fundi në rangun e akademive në botë, vetëm nga shkaku se është institucion shterp shtetëror dhe kombëtar, duke na poshtëruar me do ceremoniale, pa botuar as edhe një leksikon, e lere ma vepra kapitale, që u mungojnë. Jo, nuk do të heshti kurrë.
E kjo akademi jeton qe gati 50 vjet. Nuk është akadmia për t` ua lustruar biografinë disa inidividëve. Tani për tani po e përmedni vetëm një fakt. Dihet se Akademik. Ali Hadri ishte ndër ma meritorët që u themlua Akademia. Por, aty është pranuar më vonë personi që e ka hetuar për dhjetë vjet 1972-1982 punën e Ali Hadrit lidhur me falsifikimet e Tempos. Ka fakte. Ruhen dosjet. Kush me denoncoi në “Rilindje” nuk e botoi Asllan Fazliu, në “Jedinstvo” në 12 vazhdime se kam kërkuar “napadno”!!! Republikë dihet. Nuk do të flas kësaj radhe. Lexone publikimin: me autor që kanë derguiar “dosje’ edhe në Hagë dhe UNMIK 1999-2004, por sidomos: “OVK-Kako smo izgubili Kosovo i Metohijua, Beopgrad 2002.
Nuk kam konkuruar të pranohem në Akademi me përjashtim një herë më 1992 dhe kuptohet pasi që nuk isha në LDK as që isha në rend dite, sepse tani (2016/7) Ligji për pranim është përpiluar që pos këtyre matufëve që kalojnë pesë vjet dhe nuk i botojnë as pesë rreshta, por marrin rroga gratis LKJ-LDK-PDK (zajf me një apo dy mjerima?), ma në Republikën e Kosovës, “ nuk ka as dituri, as shkencë, as art, as kulturë, as…”, sepse nuk guxon askush t` u konkurrojë të paktën këtyre me moshë në injorancë, kuptohet e që i kanë 65 vjet. Politika totalitare nuk ka domethënie tjetër, përpos që është kërcnuese, e pa kontrolluar, pa konkurencë dhe në fund vrasëse e vetvetës, sepse aty është vëndosur i tërë stafi drejtues i ish LKJ+LDK, me disa mikrobe të PDK-ës tash së fundi sa për biber. Pra, është zhvëndosur i tërë kreu i pushtetit-kabinetit qeveritar sot, të paktën.
Shikoni antarët e saj dhe në çka kanë doktoruar dhe cila vepër e tyre është kapital kombëtar: që medmon, flet dhe ngacmon njohuri të reja për të shkruar dhe për t` u bërë pjesë e civilizmit. JO, nuk ka vjam te ashti kanceroz. Shiqoni se silleni me Dosjet e botura: Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Fazli Greçevci!.
Nuk doni as të finansoni për botim.
Janë botuar në saje të donatorëve modest por patriotë.
Rastësisht jam autor unë. Shiqoni se si silleni me veprat” “ Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912” Si e riokupoi Serbia Kosovën 1918-1941; Si e okupoi Kosovën Jugosllavia 1945-1999; Programet kombëtare që shënuan historinë; Kosova , njëzet shekuj në luftë për liri; koautor në librin kapital: Historia e Popullit Shqiptar III, botuar në Tiranë. Albanci, koautor , Lublane 1984; Konventa Jugoslavo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll 1938; Marrëveshja Xhetelmene Tito-Kyprili për shfarosjen eshqiptarëve 1953-1966; Rikolonizmi i Kosovës 1945-1948. Naçertania, Antimemarandumi kunder Kishes Ortodokse Serbe; Kosova prej Buanit në Kaçanik e publikime tjera kapitale, të dokuemtuara nga arkivat përkatëse Evropiane. E kam fjalën për shkencat shoqërore, jo për ato natyrore, se nuk i njoh, por akademia duhet të reformohet , është në interes të Kombit-është në interes të Kosovës dhe jo në interes të Isa Mustafës dhe Lagjës Preshevës, sepse më shumë e dua unë Presheven e Ibrahim Kelemdit se të gjithë intelektulaët e asaj ane. Pra nuk jamë antilokalist. Tash është lehtë të shkruaish për Ibrahim Klemenmdin, por kur është hagër pasuli nga kokërr disa e kanë lëshuar simpoziumin kur kam filluar të flas. Mos u frigoni komunista, vllazërit e të cilëve dihet se çfar bigrafie kanë pasë dhe kanë. Por nuk mund ta reformojnë akdeminë këta që e kanë sjellë buzë mbylljes totale në vevete. Po, këtyre u pengon Instituti Albanologjik sidomos, për shkak se aty megjithëate punohet.
Tani në retrospektivë
Në nënor-dhjetor 1980, më pati pranuar në bisedë Akademik Aleks Buda. E kishte lexuar doktortanturën time “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941 në 1100 faqe dorëshkrim me 4316 referenca dokumnete. Ai më pyeti pse nuk je i pranuar në Akademi, kur aty ka akademikë që nuk e kanë asnjë libër të botuar, ose kanë nga një, por me ngjyrë ideologjike.”. Të them se prej atij dorëshkrimi janë botuar doktorantura e mbrojtur më 15 janar 1979, e botuar më 1981, PKJ në Kosovë 1919-1941; Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Bedri Pejani, Xhemjeti, Konventa Jugosllavo Turke për shpërnguljen e shqiptarëve, Shpërngulja e shqiptarëve 1877-1966; Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës 1912-1941; Partitë politike jugosllave-të gjitha të pabotuara atëborë. Profesor Aleksit i thash : “Jo nuk kam emër për Akademi”. Do të bisedoi me Vllaçkon (Ali Hadrin) tha, dhe çdo gjë mori fund me kaq. Erdhi viti 1981 dhe çdo gjë ndryshoi.
Po, më 1983 më ka ftuar i famshmi Akademik Esat Mekulli, me të cilin kam bashkëpunuar për tetë vite në “Leksikografski Zavod” të Zagrebit, për përpilimin e “zërave” për shqiptarë, që të konkurojë në Akademi. E pata lutur dhe i thashë se i kam lexuar si drejtor i Arkivit Shtetëror të Kosovës (Kështu ka qenë i regjsitruar-HB) dosjet e Akademikëve. Çdo respekt për Juve, për dy tre anatrë aty e sidomos për Akademik Ali Hadrin, të cilin po hetojnë qe DHJETE vjetë pesë anatrë të pushtetit: (tre shqiptar e një serb-Bora Zivgareviq, një malazez-Mihaljo Zvicer), të cilët e kanë themluar Akademinë, sepse kanë qenë pushtetarë. Mos më ngatrro se aty UDB-a i ka rrënjët shumë thellë. Dhe, Esati si patriot që ishte , u ndal dhe më tha: “ Bën që ta bisedojë këtë me shokun Fadil?”. Jo profo, unë qe tri herë konkuroi në Katedren e Hostirisë, dhe dikush nga aty po ua sjellë “vërtetimin” nga UDB se unë mbi punëtorinë e Simon Shirokes më 27 XI 1968, e kam mbajtë Flamurin Kombëtar, derisa Osman Dumoshi i ka lexuar kërkesat e Demonstratve revolucionare patriotike shqiptare, se unë në Dekanatin e Fakultetit Filozofik, iu kam kërcnuar dy porfesorëve, se ju ma nuk do të jeni në këtë fakultet dhe na paska “pajtuar” Ismail Bajra dhe Qenan Shaipi; I pari prof Esat është gjallë dhe mund ta konsultosh se si jam siell me ta.Unë kam qenë demonstrant dhe e kam mbajtë Flamurin pranë Osman Dumoshit, të cilin, asokohe nuk e kam njohur fare, po cili historian do të rrinte neutral në ato ngjarje historike për pjesën e shtypur të kombit.
Po, nuk e kam lejuar t` i afrohen telefonit për të na rrethuar milicia, kur tanket veq kishin hy në Prishtinë. Po, pastaj ( e them për herë të parë-HB) kam ndejtë ilegal në “Kodrën e Triamve” tre muaj në banesën e Osman Zekës, në shtepinë e Kryetarit të sotëm (2017) të Parlamnetit Prishtinës, zotëri Halim Halimi, por as i zoti i shtëpisë, as tre nxënës që ishin aty, asnjëri nuk më ka lejamëruar.
I falenderoi publikisht, se me kanë siellë edhe ushqim, pemë dhe perime. Bile ka shumë fqinjë që më kanë siellë edhe bukë dhe pemë e perime, e nuk i njifja fare. Me kaq Esat Mekuli e mbylli akademizimin tim, sepse tre historisanë me kishin akuzuar se në Librin PKJ në Kosovë 1919-1941, madje kisha kërkuar republikë dhe babshkim me Shqipërinë, duke cituar Kongrsin e Drezdenit dhe Konferencën e V-të të PKJ më 1940.. Në mars të vitit 1989, jam ftuar në Akademi nga Jashar Rexhepagiqi, Gazmand Zajmi, Syrja Popovci, Idriz Ajeti, Vuk Filipoviqi, Esat Mekuli, Muslim Mulliqi, Dervish Rozhaja, Enver Gjergjeku. Më është komunkuar se: “Je i zgjedhur “akadmik” i rregullt”, dhe ti duhesh ta përfaqësosh Akademinë në kuvendin e Gazimstanit (1989), ku do të mbajë flajim Milloshi më 28 VI 1989”. Kam reguar si vetima, gati i pakontrolluar, por shumë i vëndosur dhe thellësisht i bunduar se si po sillem: “Ndigjioni akadmikë të nderuar, shumë ju respektoi. E keni gabuar adresën, unë për të gjallë në atë tubim fashist (popo- fashist!) nuk marrë pjesë kurrë , për jetë. Aty lexohet dhe provohet hyrja në “memoriamin e shqiptarëve në Kosovë!” Lidhur me këtë e kisha një kurajo dhe përvojë nga ballfaqimet dhe kundershtimet publike me Tempon në Beograd dhe Prishtinë (1988/9), e kisha një përvojë me takimin me kasapin e Kosovës, oznashin kryekriminel Spasoje Gjakoviq, në Beograd 15 maj 1985, që më kërcnonte nga viti 1981 kur ishte inkorporuar në Shtabin e Dushko Ristiqit, e ku bënin pjesë edhe dy akdemikë, por të tjerëve ku kishte sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, maqedonë dhe një hungarezë. Shtab i plotë sikur të ishte Rankoviqi shef i tyre. Dhe atë farë letre të vulosur e kam bërë (1989) copë e grimë, para tyre. Të vetmit që kanë qenë i qetë dhe më kanë përcilllë ishin Baca Esat, Idriz Ajeti e i fundit Muslim Mulliqi, i cili më tha kur dola te dera: “Pranoje dhe mos shko”!. Jo prof , i thash se këta më parqesin në milici pastaj. Janë të njohur për këto marifete për shokët e tyre më parë. Baca Esat, si e quaja edhe në kabinetin e tij ku ishte Drejtoria e “Leksikorgafski Zavodit” të Zagrebit, që përgatitej të jetë e Kosovës në ndertesën “Iber-Lepencit”, prap një ditë doli nga zyrja dhe më ftoi duke më thën : “Mirë bëre, por dikush duhet të shkojë në Gazimestan. Ky është qëndrim i shtetit”. Unë: Kush shkon është problem i juej, jo i imi Baca ESAT.
Kush shkoi nga akademia në Gazimestan më 28 qershor 1989?
Pas dhjetë ditësh më vjen akti nga Kuvendi i Kosovës me një DOSJE, që gjindet në Arkivë, se për Gazimetan 1989, janë zgjedhë akademikët: Jashar Rezhepagiqi, Vuk Filipoviqi, një jurist nga akademia që nuk i fioguron emëri, shkrimtari, Bedri Hysa dhe drejtori i “Putnikut” . E unë në vend që të bëhem akademik për shkak se e botova Konventën Jugosllavo -Turke 1938, për deportimin e shqiptarëve në Anadoll në “Gjurmime Albanologjike”, me insitim të guximshm të Rexhep Qosjes dhe Kryeredaktoritm Xheladin Shala në 82 faqe , pa e evituar asnjë rresht; se e botova për herë të parë “Naçertanin 1844” ne gjuhen shqipe ne vitin 1986 ne Vjetarin e Arkivit te Kosoves; pse e botova dokumentacionin për Diktaturën ushtrake, të vëndosur në Kosovë më 8 II1945; pse botova fjalimin e Emin Durakut të shkurtit 1942; pse e botova tërë dokumentacionin e Konferencës Bujanit 1943/4, më 1983 në “Vjetar”, me recensent, prof dr Tahir Abdylin, e “fitova” kohën trevjeçare nën hetime të prokurori Njazi Burgideva ( me spiunime nga kjo akademi e mykur në shovinizëm dhe racizëm, jo ndaj të tjerëve, por ndaj bashkvandasëve!!!
Ja kush jeni, dokumnetet janë, dikush do të i botoi një ditë. Dhe, askush përpos atyre që janë në majet e diturisë në lëminë e vet shkencore, nuk e din se sa çelb është grmubulluar në këtë katrahurë akademie, që quhet akademi nepotiste politike, fillim e mabrim. Atëbotë, Najzi Burgideva si porkuror e mbante emrin tim në “bllokun privat”. I falëm nderit, se ka mund të veprojë ndryshe, sepse botimi ishte publik dhe nuk kisha çka të them vetëm se: Ja ku jam, nuk pendohem për punë shkencore kurrë, përgjegjësia është e imja dhe askujtë tjetër. Ja kush janë disa akdmikë tanë atëherë e tani, ku ka pasë dorë edhe një historikuc dervish ; pa asnjë fie morali njerëzor. Hulumtoni në Arkivin e Kosovës në fondin Këshili Ekzekutiv i Kosovës. Aty i keni të gjitha të palarat, çka i keni spiunuar edhe njeri tjetrit, madje duke derguar edhe në izolime famëkeqe. Por, kësaj pune i thonë: “Ah Shqipni mos thuej mbarova….”!
Më 1993 në Tiranë mbahej një sipmozium, ku prezentova temën për “Shpërnguljet e shqiptarëve nga viti 1877 e deri më 1966” me dokumente arkivore, temë kjo që në Insititut e kisha hulumtuar për katër vjetë 1978-1982. Aty ngritet Hivzi Islami dhe më akuzon se po i rriti numrat e të shpërngulurve!!!
Nuk kishte hy ky narcist kurrë në jetë në ndonjë arkivë të hulumtoi shpërnguljen por manipulonte me do statistika monstruoze të Punisha Raçiqit, Tomë Popoviqit, Milivoje Magovqeviqit e pastaj si vulosës i tyre ishte Bozha Maksimoviq Kundak. (Ndoshta edhe nuk e dinte se kush i ka përpiluar ato statistiaka më 1921 dhe 1931.Heshta.). Se po flisja me faktet e Seksionit të Kryqit Kuq Ndëkombëtare për emigrantët, me shifrat që i kisha hulumtuar në Gjenevë, në të ashtuqujturen “Dosjen e NANSENIT”, dhe statistikat shtetërore sekrete serbiane , të cilat disa herë i kisha prezentuar nepër ish Jugosllavi dhe askush nuk kishte patur guxim të reagojë, sepse ato ishin fakte të verifikuarara, plus shtypi i kohës nga katër gjuhë botërore që ishin grumbulluar në CPB të DASIP-it. Dhe ky gjeogarfi (H.I) i statistikave falso të ish jugosllavive, vetëm sa të më “poshtërua” publikisht, me një dituri mjerane të rregjistrimit të popullisë më 1921 (po çfarë regjistrimi ka pasë më 1921 kur e tërë Kosova ishte në flakë të kryengritjes-HB), me shifra nga qeveria fashiste jugosllave 1931, por kurrë duke mos i pasë statistikat e ushtrisë që ishin sekrete, të sakta sepse i nevoiteshin ushtrisë dhe qevrisë për hesape ushtrake, se sa shqiptarë “po e lëshojnë vendin për çdo muej, çdo gjashtë muaj, çdo vit”. Ja “shkenca” e akademikut tonë pra.
Më duhet të them se më 1993, nuk ka pasur akademikë nga Preshvea e Bujanofci , si ia kthejnë sot armet veti këta tre “preshevarët”, me nga dy mandate dhe të mbajnë një akademi në maje të thikës pa asnjë vepër kapitale kombëtare.
E them sinqerisht se asnjë intelektual i mirëfillët në Kosovë, nuk ka sot asgjë kundër Kosovës Lindore , sepse lufta jonë dihet. Unë atje kam lëvizë e pajtuar madje edhe gjaqe me Antonn Qetën e Idrzi Kosovën. Populli dhe intelektualët e asaj treve kreshnike të Ibrahim Kelmendit , Ali Aliut etj. për mua janë herojë, e heronjët nuk janë krahinorë, siç po na trajtojnë disa neve tani duka na quajtur se kemi bërë reagim pamflet! Kurrë në jetë nuk kam nënshkruar pamflet, por këtë shkrim e kam nënshkruar por është dashur ta konkretizojmë edhe më thellë (Si vepër e Institutit Albanologjik).
Më 1995 arrijta që ta përpiloj një dorëshkrim me titull: “Politika e shfarosjes së Shqiptarëve dhe kolonizmi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995. Këtë dorëshkrim ia prezentoi së pari Akademisë për botim, në prani të katër profesorëve ordinarë. Jo, e refuzojnë se “nuk mirren me krime”. Çka ngjanë. Kur dëgjon Gazmend Zajmi, se është ofruar një dorëshrim i tillë me fton në zyre dhe propozon: “Do ta mbajmë një simpozoium për gjenocidin serb”. Unë (Gazmaned Zajmi ) do ta shtjelloi gjenocidin në aspketin ideor, Zekeria Cana në aspektin teorik, e Hakif Bajrami në apsektin praktik, sepse i ke faktet. Pas kësaj ti dhe Zeqa, Ju premtoi se do të pranoheni në Akademi si antar të rregullt. Pas një muaji shqyrtimesh propozimi i Akademik Gazmendit, çitet në kosh, dhe Zeqa me shumë veshtërsi erdhi për ta lexuar kumtesen pastaj. E unë ia dorëzova Akademisë tërë DOSJEN E KRIMEVE dhe elaboratet serbe , nga 1844 e deri më 1995, kuptohet si fotokopje. Jo që nuk pati pranim, por pati hipokrizi dhe fyerje, po prej këtij stafi, që edhe të ndjerin Fehmi Aganin e qitën në kurthë më vonë, e lanë rrugëve…
Si u dekorova më 27 XI 1997 në Tiranë për librin “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumnete) nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë si dhe nga Ministria e Kulturës?
Pikërisht këtë libër e zgjodhi Hivzi Islami, që me një plumb në stilin:“t` i vrasi dy veta”, që ta përvetsoi tërë librin tim, botim i Shoqatës “Hasan Prishtina”,se “autori nuk paska ditur mirë të përkthej…” dhe i përvetson :“Naçertaninë 1944’, kinse me përkthim të Idriz Ajetit, të cilit vet ia kisha dorëzuar botimin tim, por duke i thënë se përkthimin e ka bërë Kadri Halimi. Një tjetër e përvetson Konventën , e cila në DASIP është vetëm një ekezamplar frengjisht. Askush kurrë-kurrë, nuk e ka hulumtuar tjetër, e Hivzi Islami e përvetson. Si është e mundur që Elaboratin e Ivo Andriqit 1939, V. Çubrilloviqit (ky është në çdo kënd sepse është shpërndarë nga M. Pirraku), S. Moleviqit, D. Mihajloviqit etj. t` i përvetsoi Hivzia e gjithdishëm pa hy në arkiva kurrë. Nuk durohet ma me këta piratë mizantrop që nuk respeektonjë asnjë Ligj për autorësinë sepse janë tiranë, janë pa konkurencë grabitaqar[, që pastaj edhe fyejnë sepse i kanë mekanizmat politik dhe pushtetar dhe dalin e shkrujanë se “nuk ka askush çka na ban”.
Më 30 dhejtor 1998 në Institutin Albanologji mbahet konferencë për Buajnin. Adem Demaçi me kishte autorizuar me shkrim që ta përshendes n` emër të Zyrës Politike të UÇK-ës tubimin dhe të japim shenjen se po lidhen epokat e luftës Nacionalçlirimtare. Aty, dy antarë të LDK reagojnë duke pshty LUFTEN E ShEJTE që po zhvillohej si Epope e Adem Jasharit-Legjendarit. Kur i tregova Fadil Hoxhës, që ishte aty se kush po pengon përshendetjen, prapë të njetit nuk lejuan publikun të kthehet në sallë dhe çdo gjë u mbyll. E sot, njeri prej atyre që më kanë paditë se kam kërkuar Republikë më 1983?, se aty nuk lejoi që të lexohet Letra përshendetëse e UÇK-ës për Pjesëmarist e Bujanit 1943/4, se njeri prej tyre më 2001 do të pajtohet dhe nënshkruaj dokument të UNMIK-ut dhe do të nëshkruaj së bashku me një averazh që e ka sjellë tash në akademi, kanë shkruar e nënshkurar se “në Kosovë nuk ka pasë luftë çlirimtare, por ka pasë konflikt”, që do të thot se ne kemi qenë për ndryshim të rregjimit në Beograd, e jo për ndryshim të kufijëve shtetëror. Ja ku jemi, me këta tiranë që i kanë tiranizuar edhe disa të tjerë që janë aty për shkak se bugjeti i kësaj akadmie është më i larti në Ballkan, por puna e saj është ZERO vlerë, se paratë ua siguron Isa Mustfa ish nxënës i Kumrovcit.
Tani reagimin e 47 intelektualëve (2017) akademikët e matufosur e quajnë “pamflet” dhe krekosen se nuk ka ligje për ta. Madje duke i sigmatizuar 28 nënshkrues nga Instituti Albanologjik. E ta dini akademikë të Kosovës varfur se Institutin Albanologjik kur ta përmndëni, duhet të lëvizni prej vendit, se prej aty kanë filluar të gjitha të mirat e Kosovës. Edhe më kjartë. Nëse Kosova e ka vend të SHEJTE PREKAZIN e ADEM JASHARIT ne rrafshin e luftes, kete vend ne rrafshin shkencore e ka Instituti Albanologjik, të cilin e urreni. Ja një shembull e ka edhe plot tjere. Këto ditë isha në një qytet kala i mbrojtur nga UNESCO, dhe nëpunësi i lartë ma tha këtë se: “Po t` i botonte 16 vllime këngë kreshnike ndonjë intelektual francez,siç i botoi Zymer Neziri, ai do të ishte akademiku më i respektuar në Francë”. Profesor.Dr. Zymer Neziri eshte ne Institutin Albanologjik por jo ne Akademi, dhe mu për këtë shahet epshtyuhet Instituti.
Tani po i kthehem rastit tim. Nëse më ka propozuar për Akademik: Aleks Buda (1980, unë them pa meritë, por të tillë ishin edhe akademikët tjerë të asaj kohe, pa libra fare mbi gjysma!!!), nëse më kanë propozuar për akdemik: Esat Mekuli më 1983, Jashar Rexhepagiqi (1989), Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Mark Krasniqi (më 1997), Muslim Mulliqi, Bacë Adem DEMAÇI publikisht, e ndonjë tjetër, atëherë unë jam akadmeik moral shumë më i qëndrueshëm se sa, nëse të votojnë disa partiak anonim dhe palgiator, për t` ua mbuluar të palarat. Jo kurrin e kurrës, mos qofsha aty me këtë strukturrë dhe këtë Ligj që është sajuar në mënyrë meskine me qëllim, që pas këtyre “akademikëve’, Kosova të rangohet edhe më ulët se sa Zanzibari. JU qoftë rruga e mbarë, “akademikë” që jeni grumbulluar aty për të marrë rroga, e jo për ta naltuar zërin e Kosovës, sepse nuk jeni Kosova, por ju jeni “akademik në stilin unë ty, ti mua, punë me fajde-fajdegji”.
Po e përfundoj me një thënie se ju keni blerë e shitë tituj pa dituri, në dëm të Republikës Kosovës dhe popullit të saj heroik. Jam i lumtur që nuk jam në atë mes, që kur të botohen dokumentet, toka do të flasë, sepse do të akuzoheni: Se si shumë korba i bëtë shqipe; popull, si i duron e kryet s` jau shtype”. Jo, unë jam që me punën time , me 47 libra, prej tyre nga 12 si vlera kombëtare, me 6200 zëra artikujsh nepër gazeta e revista në gjashtë gjuhë botërore, me 86 vellime dokumente të sjellura në Kosovë nga Arkivat e botës, nuk e mertoj që të më klasifikoj[ një anonimus që nuk i di kufijtë e Kosovës, kurrë-kurrë, sepse as Ligji nuk ma lejon, sepse i kam mbi 65 vjetë punë letrare, duke fillura si nxënës, dhe shkencore si student , postdiplomë studenti i parë i Kosvës, e doktranturë në afat rekord, docenturë, inordinar dhe ordinar. Majft është për mua, kudo i kam dyert e hapura, vetëm ish nxënësit e Gjimanizit Prishtinës ku isha arsimtar, shokët e Institutit Historisë, Institutit Albanologjik, Institutit Historisë Tiranës, Akademisë Shqipërisë, Leksikografski Zavod’ i Zagrebit, puntorët e Arkivit shtetëror të Kosovës (ku i kam botuar 47 vellime të Vjetsrit); për mua është pasuri e patundshme.Unë jam pa modesti ,( pasi që jeni kaq alergjik në punën shkencore te të tjerëve), Akademik me germë të madhe, të paktën për juve anonimusa! Për popull dhe për këtë pushtet plotë nepotizëm, korrupsion dhe hajni, nuk dua as nuk kam shansë “teorike” të bëhem akademik, bile me germë të vogël! Këto ditë “Epoka e Re” po e boton studimin tim në 527 faqe me titull: Kë e akuzojnë plagët e Kosovës 1844-1999. Mos është edhe Akademia e Kosovës hisedare e asaj palge. Kush thoshte më 1989 nuk humbin asgjë. Akadmikët tanë që nuk janë më e askush nuk është distancuar prej tyre!!!!.
Prishtinë 10 qershor 2017