Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Kuvendit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Maria Kapitanoviq, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Ai ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës. E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka thënë Thaçi. Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq tha se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …