leoni

Xhemil LUMA ka dhënë dorëheqje nga Partia Turke e Drejtësisë së Kosovës dhe në cilësi të Kryetarit të Degës, në Prizren

Xhemil LUMA ka dhënë dorëheqje nga Partia Turke e Drejtësisë së Kosovës dhe në cilësi të Kryetarit të Degës, në Prizren

Për: Znj. Miradije Mavriqi, Drejtoreshë e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Nga: Xhemil Luma, Themelues i Partisë Turke të Drejtësisë së Kosovës (Kosova Türk Adalet Partisi – KTAP)

Data: 18.08.2017

E nderuara Znj. Mavriqi,

Po ju drejtohem në cilësi të njërit nga bashkëthemeluesit e Partisë Turke të Drejtësisë së Kosovës(KTAP) dhe në cilësi të Kryetarit të Degës së KTAP-së në Prizren.

Në vitin 2013, në një kohë kur komunitetit turk në Kosovë tashmë nuk po arrinte të përfaqësonte interesat e saj politike përmes subjekteve politike dhe ballafaqohej me sfida të rënda, ne, një grup i veprimtarëve të komunitetit turk që jetojmë në Kosovë, vendosëm të themelojmë Partinë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP). Qëllimi i themelimit të KTAP-së ishte që të krijohen kushtet për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të komunitetit turk në Kosovë, përmirësimin e jetës së pjesëtarëve të komunitetit turk (përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik) dhe integrimin e plotë të komunitetit turk në shoqërinë kosovare njëkohësisht duke e ruajtur, kultivuar dhe promovuar vlerat e komunitetit turk në Kosovë.

Megjithatë, vazhdimi i tensioneve politike në mesin e komunitetit turk në Kosovë, veprimet e ulëta të personave të caktuar të cilët veprojnë në emër të komunitetit turk në Kosovë, dëmtimi i qëllimshëm i vlerave të komunitetit turk në Kosovë shkaktuan izolim të mëtejmë të komunitetit turk në Kosovë. Të gjitha këto veprime më detyruan që të distancohem nga veprimet e individëve dhe grupeve të caktuara të interesit të cilët në emër të përfaqësimit të popullatës turke të Kosovës kanë uzurpuar pozita dhe funksione dhe vazhdojnë t’i sjellin dëme të mëdha vetë komunitetit turk në Kosovë.

Unë kam vendosur që të jap dorëheqje nga të gjitha funksionet e mia dhe nga anëtarësia në Partinë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP). Nuk dua të jem pjesë e proceseve, vendimeve dhe grupeve të cilat në vazhdimësi shkelin interesat e komunitetit turk në Kosovë. Nuk dua të jem pjesë e proceseve, vendimeve dhe grupeve të cilët në vazhdimësi shkelin ligjet e Republikës së Kosovës.

Krahas kësaj, dëshiroj të Ju njoftoj se që nga mbledhja e konstituive e Kuvendit të Partisë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP)e mbajtur në vitin 2013, asnjëherë më nuk është mbajtur mbledhja e organit më të lartë të KTAP-së. Duke vepruar në këtë mënyrë, Kryetari i KTAP-së z. Arif Bütüç ka shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat e parapara për funksionimin e subjekteve politike dhe ka vepruar në kundërshtim me Statutin e KTAP-së. Andaj, Ju lus që të keni parasysh që dokumentet apo kërkesat të cilat janë dorëzuar gjatë kësaj periudhe në KQZ nga KTAP dhe të cilat kërkojnë miratim të Kuvendit të KTAP-së nuk janë autentike, nuk kanë validitet dhe si të tilla janë të falsifikuara.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …