Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, që është në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës. Limaj para takimit që u mbajt në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë me krerët e partive në koalicionin PAN tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen. Ai tha se gjatë kësaj jave do të formohen institucionet. Krerët e partive politike të koalicionit PAN kanë mbajtur një takim, ku kanë diskutuar edhe detajet e fundit të qeverisjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …