KPF në Malishevë shqyrtoi buxhetin për vitin 2018

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt për këtë vit. Në këtë mbledhje, në mesin e shumë çështjeve të shqyrtuara, KPF pas shqyrtimit, e ka rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, projekt buxhetin për vitet 2018-2020, me theks të veçantë për vitin 2018. Projekt buxhetin e Komunës së Malishevës, para anëtarëve të KPF-së, e ka prezantuar drejtori komunal për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, i cili fillimisht i ka sqaruar anëtarët e KPF-së, për qarkoret buxhetore, të cilat kanë kaluar në të gjitha procedurat e parapara, edhe pse është sjellë me vonesë. “Buxhetin e kemi diskutuar me qytetarë, përmes dëgjimeve publike, kemi mbajtur takime edhe me partitë politike, shoqërinë civile dhe të gjitha grupet tjera, përfshi edhe klubet sportive, dhe në bazë të rekomandimeve të dala gjatë këtyre takimeve, edhe është hartuar buxheti, në veçanti pjesa e investimeve kapitale”, tha Krasniqi. Krasniqi, po ashtu ka thënë se Ministria për Ekonomi dhe Financa, nuk i ka marr parasysh kërkesat e komunës, në disa zëra buxhetor. Përndryshe, sipas tij, buxheti i Komunës së Malishevës, për vitin 2018, pritet të jetë 13.8 milion euro, kurse për investime kapitale janë të parapara 4 milion e 392 mijë e 811 euro. Anëtarët e KPF-së, e kanë shqyrtuar këtë projekt buxhet dhe pas dhënies së disa propozimeve, në veçanti për orientimin e investimeve kapitale, unanimisht e kanë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Përndryshe, në mesin e  rekomandimeve, KPF, krahas buxhetit, për mbledhjen e KK-së e ka rekomanduar edhe draft rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme. Po ashtu, rekomandim tjetër ishte edhe informimi, apo paraqitja e raportit të punës së komisionit, i cili është marr me shqyrtimin e një peticioni të fshatit Lladrovc. KPF, për kuvend, ka rekomanduar edhe tri kërkesa të qytetarëve, që kanë të bëjnë me taksat komunale për leje ndërtimi, në fushën e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …