Sot në orën 15:00, bëhet hapja e Festivalit të Vjeljes së Rrushit “HardhFest” në Rahovec. Ky festival tradicional, i cili organizohet dhe mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Komuna e Rahovecit, do të jetë i hapur deri më 10 shtator, ndërkaq gjatë kësaj kohe prodhuesit e rrushit dhe verës do të kenë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre. Ndryshe, MBPZHR-ja gjatë këtij viti ka investuar edhe në hapësirën në të cilën do të organizohet festivali, vend ky i cili mund të shfrytëzohet edhe për shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët e kësaj ane edhe pas përfundimit të festivalit. Bashkëngjitur me njoftimin mund ta gjeni edhe programin për festivalin “HardhFest”, në të cilin do të organizohen ngjarje kulturore e artistike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …