Deputetët e koalicionit PDK-AAK NISMA dhe deputetët e pakicave kombëtare nuk janë paraqitur në vazhdimin e seancës konstituive. Pas pritjes rreth 25 minuta, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka shtyrë seancën për orën, 14:00. Në sallë u paraqitën vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Duke u bazuar në kandidaturën paraprake të PDK-së pritet që për postin e kryekuvendarit të nominohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli. Nëse Kuvendi arrinë të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët, konsiderohet i konstituuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …