Në seancën e tetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, me propozimin e koalicionit PDK-AAK, NISMA dhe AKR, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është zgjedhur edhe për një mandat të dytë, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pro këtij kandidimi kanë votuar 62 deputetë me vota të hapura, ndërsa deputetët nge Vetëvendosja dhe të LDK-së si dhe një deputet i AKR-së kanë votuar kundër. Ndërkohë janë votuar dhe janë zgjedhur edhe tre nënkryetarë të Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK-ja, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Të tre i kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetarë të Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …