Mediet në Serbi kanë filluar fushatën e orkestruar propaganduese se në Kosovë ka filluar një valë e re e ikjeve nga vendi. Pavarësisht se gjendja e regjistruar në vendkalime dhe nëpër autobusë që qarkullojnë në relacion: Prishtinë-Beograd, nuk hetohet ndonjë rritje e veçantë e numrit, B92 raporton se qindra njerëz po ikin nga Kosova me autobusë për në vendet e Evropës Perëndimore. Ndërsa, Radio Televizioni i Serbisë raporton se eksodi i kosovarëve drejt Evropës ka filluar, për shkak të problemeve të shkaktuar nga politika dhe të rinjtë ndihen pa perspektivë, pa shpresë për jetë. RTS u bën thirrje të gjithëve shqiptarëve të ikin nga Kosova, pasi nuk paska përshpektivë. Raportime të ngjashme pati edhe në disa medie të vendit, mirëpo policia e Kosovës dhe menaxhmenti i stacionit të autobusëve e kanë demantuar lajmin. Pavrësisht nga gjendja, nëpër stacione të autobusëve, vërehen shqipfolës që hapur nxisin eksodin, madje edhe të rinj të manipuluar, të tillë që para kamerave shajnë institucionet dhe bëjnë thirrje publike për ikje nga vendi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …