leoni

????????????????????????????????????

Komuna e Malishevës, përkrahë 350 fermer me makina për spërkatje

Në kuadër të përkrahjes së fermerëve, Komuna e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e 350 makinave spërkatëse. Këto makina spërkatëse, ndahen me qëllim të mbështetjes së fermerëve të cilët merren me pemëtari dhe perimtari, ndërsa makinat spërkatëse për fermerët janë mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve. Në fillimin e shpërndarjes së këtyre makinave spërkatëse, mori pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në cilësinë e Kryetarit të Komunës, i ka uruar fermerët përfitues dhe ka thënë, se “përkrahja në bujqësi, sikur këto katër vite, do të vazhdoj edhe në vitet në vijim, pasi bujqësia është sektori më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik”. “Bujqësia ka qenë dhe do të vazhdoj te mbetet prioritet i yni në investime, apo në subvencionimin e bujqve, edhe në vitet tjera, pasi është sektori më i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillim të shpërndarjes së makinave spërkatëse. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, tha se “makinat spërkatëse, shpërndahen për ata fermer, të cilët kanë aplikuar dhe janë përfitues. Këtu bëhet fjalë për 350 fermer, apo 350 makina spërkatëse, të cilat punojnë me rrymë (bateri), ndërsa shuma e këtij subvencioni është rreth dhjetë mijë euro”. Drejtori Hoxha, po ashtu ka bërë të ditur se ky subvencionim, bëhet në kuadër të subvencioneve, apo përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës, në bujqësi, me qëllim të stimulimit të bujqve dhe në të njëjtën kohë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona të kultivimit të pemëve dhe perimeve, dhe të rritjes së produkteve vendore në tregun tonë, e që rrjedhimisht, me këto përkrahje, rritet edhe numri i të punësuarve në bujqësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …