Agim Krasniqi

Krasniqi: Këtë vit janë 100 milion euro më pak të hyra në buxhetin e Kosovës

Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka njoftuar se këtë vit janë 100 milion euro më pak të hyra në buxhetin e Kosovës. Ai ka theksuar se kjo është pasojë e moskonstituimit të institucioneve të vendit. Ne i kemi planifikuar në buxhet të vitit 2017-të, rreth 87 milionë euro që duhet të vinin prej mjeteve të Agjencisë së Kosovës për Privatizim. Në mungesë të plotësim ndryshimit të ligjit për APK-në këto mjetet nuk kanë ardhur dhe nuk e dihet nëse do të vijnë këtë vit, ka theksuar ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi. Ai ka shtuar më tutje se se mos funksionimi i Qeverisë, mbetet problematike edhe për realizimin e  fondit të IPA 2. Nga IPA 2, Kosova do të përfitonte  ndihma financiare nga Bashkimi Evropian në shumë totale prej 2.9 miliardë euro për periudhën  2014-2020.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …