Kuvendi i Shqipërisë mbajti seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Seanca u drejtua nga deputeti më i vjetër, Besnik Bare i cili është nga radhët e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës para deputetëve, ai vlerësoi lartë mesazhet e fuqishme që janë dhënë në këtë sallë nga personalitetet ndërkombëtare gjatë legjislaturave të kaluara. Gjatë kësaj seance u ngrit Komisioni i Verifikimit të Mandateve si dhe sekretariati që përbëhet nga tre deputetët më të rinj, Anduel Xhindi, Izmira Ulqinaku dhe Kejdi Mehmetaj. Kuvendi do të mblidhet sërish në ora 18.00, gjatë së cilës deputetët do të bëjnë betimin dhe do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS-së, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë paralajmëruar se vota e tyre do të jetë kundër.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …